Mogherini viziton Kosovën në datën 25 mars

12/03/2015 00:00

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, do të vizitojë Kosovën në fund të muajit mars.

Top Channel mëson nga burime brenda institucioneve të Kosovës se Mogherini do të vizitojë Prishtinën më datë 25 mars.

Nuk dihet ende axhenda e qëndrimit të saj, por një prej çështjeve që do të diskutohen e konfirmoi më herët gjatë fjalimit në Kuvend edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili tha se do ta shtrojnë çështjen e të pagjeturve në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së.

Top Channel