Rama viziton Panairin e Mobilerisë: Të rrisim cilësinë dhe sasinë

12/03/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama vizitoi Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë që hapi dyert ditën e enjte në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Kryeministri vuri theksin tek rritja e këtij sektori jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi. Rama tha se ky sektor ka potencial për të rritur numrin e të punësuarve.

“Është një sektor që sot numëron mbi 80 mijë të punësuar dhe ambicia është për të shkuar përtej 100 mijë të punësuarve duke siguruar mbështetjen për këtë sektor, për të rritur besimin e konsumatorëve në vend por dhe për të eksportuar. Ka shumë vend për të përmirësuar që të shkohet drejt ciklit të mbyllur dhe dizajni të jetë produkt vendas. Kam bindjen që industria është krahëhapur për talentet dhe njerëz të talentuar”, deklaroi Rama.

Panairi Ndërkombëtar i Mobilerisë do të qendrojë i hapur deri më datën 15 Mars.

Top Channel