Modelja Karlie Kloss nis karrierën kinematografike

12/03/2015 00:00

Supermodelja Karlie Kloss do të debutojë si aktore në filmin e shumëpritur ‘Zoolander 2’, film që do të shfaqet për herë të parë në 12 shkurt 2016. Sipas ‘E! Online’, 22-vjeçarja e ka pranuar rolin pas refuzimit të koleges së saj Gigi Hadid.

Në këtë film mendohet se do të shfaqen edhe modele si Cara Delevingne, Naomi Campbell, Jourdan Dunn dhe Alessandra Ambrosio.

Regjisori dhe protagonisti kryesor i ‘Zoolander 2’, Ben Stiller, njoftoi për pjesën e dytë të filmit gjatë Javës së Modës në Paris.

14 vite më parë, ‘Zoolander’ pati një sukses të papritur dhe grumbulloi 60.7 milionë $ në “box office”.

Top Channel