Kategoria Superiore, Laçi mposht Flamurtarin në Vlorë

12/03/2015 00:00

Laçi ka arritur fitoren e gjashtë radhazi në Kategorinë Superiore duke mposhtur 2-0 në transfertë Flamurtarin, në takimin e prapambetur të javës së 24-t.

Ishin bardhezinjtë ata të cilët dominuan lojën dhe arritën të merrnin 3 pikët pas golave të shënuar nga Meto (56’) dhe Mitraj (87’).

Pas këtij rezultati, Laçi e sheh veten në vendin e pestë me 47 pikë, po aq sa Partizani i vendit të katërt (të kuqtë kanë një ndeshje më pak, derbin me Tiranën).

Ndërkohë, Flamurtari renditet në vendin e gjashtë të klasifikimit me 34 pikë.

Top Channel