Rikthimi i Ciara-s në tregun e muzikës

12/03/2015 00:00

Këngëtarja amerikane, Ciara ndihet më e sigurt se kurrë  se përpara e pret një e ardhme shumë herë më e mirë, duke e shfaqur këtë vetëbesim në hitin e saj më të fundit “I Bet”.

Pas ndarjes së shumëpërfolur me bashkëshortin e saj, Ciara është rikthyer në tregun muzikor shumë sensuale. Me anë të tekstit 29-vjeçarja i drejtohet sërish personit që e bëri të vuajë, por këtë herë duke i thënë se ai do i kthehet një dite kur të jetë shumë vonë. Nuk munguan as frazat ironike, me të cilat Ciara i drejtohet të dashurës së re të ish-bashkëshortit, duke e quajtur atë ‘njeri prej silikoni’.

Mediat rozë e kanë konsideruar këtë rikthim të Ciara-s në botën e muzikës, si të bujshëm dhe për t’u marrë shembull, pasi ndryshe nga shumica e vajzave që përjetojnë ndarje nga lidhjet përkatëse, Ciara duket se nuk e njeh fjalën dramë.

Prej disa muajsh 29-vjeçarja është bërë edhe nënë, e cila do i duhet të rrisë e vetme djalin e saj. Por, e cilësuar si një ‘femër ciklon’, paralelisht Ciara do të ndjekë edhe karrierën muzikore, duke e nisur turin e saj me koncerte në Sydney të Australisë shumë shpejt.

Top Channel