Ndahet nga jeta shkrimtari britanik Terry Pratchett

13/03/2015 00:00

Autori britanik i librave me fantazi, Terry Pratchett ka vdekur në moshën 66-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Alzheimer-it.

Terry Pratchett, i njohur më së miri për serinë e librave “Discworld”, ka shkruar më shumë se 70 libra gjatë karrierës së tij të gjatë. Ai ishte diagnostikuar me Alzheimer në vitin 2007, por kishte vazhduar të shkruajë, duke përfunduar kështu librin e tij të fundit në verën e kaluar.

“Bota ka humbur një mendje të ndritur”, tha botuesi Larry Finlay.

Ai shiti më shumë se 85 milionë libra në mbarë botën në 37 gjuhë. Shkrimtari ishte i mirenjohur për romanet e tij satirike.

Top Channel