Alexis Sanchez, një regjisor i dështuar në porno

13/03/2015 00:00

Një video e Alexis Sanchez me përmbajtje seksuale po skandalizon këto ditë Anglinë. Valentina Roth, ish-partnerja e sulmuesit të Arsenalit, ka deklaruar se marrëdhënia e saj me futbollistin nga Kili përfundoi pasi disa miq të tij i kishin xhiruar të fshehur në dollap momentet intime të çiftit.

“Ishim në shtëpinë e tij kur dëgjova zhurma në dollap. E pyeta nëse dëgjoi gjë dhe më tha që jo. Kur e dëgjova sërish zhurmën, shkova dhe pashë brenda dollapit. Aty gjeta shokët e tij që po na xhironin me celular dhe po qeshnin. I duket për të qeshur, por nuk besoj se Alexis do gëzohej nëse kjo gjë do i ndodhte motrës së tij”, thotë Valentina.

Ish e dashura e Alexis Sanchez shtoi: “Deri në atë moment ishte sjellë si zotëri. Edhe pse marrëdhënia jonë ishte e bazuar te seksi, nuk mund të trajtosh një femër në këtë mënyrë.”

Top Channel