Aksident në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, vdes 25-vjeçari

13/03/2015 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë.

Mjeti autoveturë, me targë TR 2936 T, është përplasur me një kamion, me targë AA 103 DY, në vendin e quajtur Urakë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 25-vjeçari Edmir Zani, drejtues i autoveturës.

Sipas policisë dyshohet se 25-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe ka dalë në krah të kundërt, duke i prerë rrugën autobotit, i cili e ka goditur për vdekje.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që po merret në pyetje drejtuesi i autobotit, shtetasi Gjon Ndoci.

FOTO GALERI
1/4
Aksident në aksin Prrenjas-Qafë Thanë

Top Channel