F1, nis sezoni në Australi, Mercedesi dominon provat e lira

13/03/2015 00:00

Nico Rosberg (Mercedes) ishte më i shpejti edhe në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Australisë, garës së parë sezonale të Formulës 1. Piloti gjerman la pas shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, me një të dhjetën e sekondës.

Rosberg regjistroi kohën 1:26:697, duke lënë pas kampionin në fuqi dhe dy ferraristët, Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen.

Është shumë shpejt për të thënë nëse Ferrari do të jetë forca e dytë e kampionatit pasi edhe vitin e kaluar Fernando Alonso dilte i treti në provat e lira dhe më pas paraqitej dobët në garë.

Ja rezultatet e sesionit të dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Australisë:

1. Nico Rosberg (Mercedes) 1:27.697
2. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:27.797
3. Sebastian Vettel (Ferrari) 1:28.412
4. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1:28.842
5. Valtteri Bottas (Williams) 1:29.265
6. Daniil Kvyat (Red Bull) 1:30.016
7. Carlos Sainz (Toro Rosso) 1:30.071
8. Pastor Maldonado (Lotus) 1:30.104
9. Romain Grosjean (Lotus) 1:30.205
10. Nico Hülkenberg (Force India) 1:30.473
11. Felipe Nasr (Sauber) 1:30.755
12. Sergio Pérez (Force India) 1:30.980
13. Jenson Button (McLaren) 1:31.387
14. Max Verstappen (Toro Rosso) 1:31.395
15. Marcus Ericsson (Sauber) 1:32.303
16. Kevin Magnussen (McLaren) 1:32.289

Provat zyrtare të Çmimit të
Madh të Australisë do të zhvillohen të shtunën në orën 07:00, ndërsa
gara të dielën në orën 06:00. Të dyja këto evente do të mund t’i ndiqni
drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel