Dy agjentë të shërbimeve sekrete “bezdisin” hetimet për bombë

13/03/2015 00:00

Dy agjentë të shërbimit sekret të Shteteve të Bashkuara janë nën hetim, pas akuzave se u përplasën me barrierat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ishin në gjendje të dehur.

Ngjarjen e solli në vëmendje një artikull i “The Washington Post”, i cili thotë se policia lokale dhe oficerë të shërbimit sekret po zhvillonin hetime lidhur me zbulimin e një pakete të dyshimtë pranë Shtëpisë së Bardhë, kur punonjësit e shërbimit sekret e përplasën makinën te pengesa e sigurisë.

Efektivët në vendngjarje kanë dashur t’i prangosin në moment, sipas gazetës prestigjioze, dhe t’i bënin testin për kontrollin e nivelit të alkoolit në gjak, por një shef i policisë urdhëroi që ata të liroheshin.

Top Channel