Korçë, masa për parandalimin e përhapjes së procesionares

13/03/2015 00:00

Pas dëmtimeve të regjistruara vit pas viti në pyjet e rajonit juglindor, si pasojë e zjarreve, por edhe mungesës së masave për mbrojtjen e tyre, ka nisur puna për parandalimin e përhapjes së procesionares.

Infeksioni masiv, që ka vepruar në mijëra hektarë pishash në rajonin juglindor, ka shkaktuar dëme të parikuperueshme. Rreth 3700 hektarë me pyje janë tashmë nën pushtetin e infeksionit dhe po punohet për pastrimin e tyre, ndërsa janë angazhuar 3500 punonjës.

Në disa masive pyjore, hera e fundit që është ndërhyrë ka qenë thuajse një dekadë më parë, ndërkohë që nga Inspektoriati Pyjor janë zhvilluar disa inspektime, mes të cilëve janë kapur disa persona në shkelje, ndaj të cilëve janë vendosur edhe gjoba.

Sipas specialistëve, pastrimi që po kryhet nuk është një zgjidhje përfundimtare, por parandalon përhapjen masive të infeksionit në pisha dhe dëmtimin e tyre.

Top Channel