Fier, bllokohen 25 klandestinë, arrestohet shoqëruesi

13/03/2015 00:00

Seksioni kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier ka bërë të mundur këtë të premte arrestimin në flagrancë të një shtetasi me inicialet E. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të dhënies së “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Forcat e policisë së Fierit kanë ndaluar rreth orës 1 pas mesnate të ditës së premte, një furgon mallrash të mbyllur, në lagjen “8 shkurti” të periferisë së Fierit. Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet janë gjatur 25 shtetas të huaj, klandestinë.

Këta shtetas dyshohen të kenë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin greko-shqiptar, ndërkohë që nga veprimet hetimore bëhet e ditur se ata vijnë kryesisht nga Siria, por edhe nga vende të ndryshme të Afrikës, si Mali, Senegali, Kongo, që dyshohen se janë ndihmuar për të kaluar trazit nga vendi ynë drejt shteteve të BE-së.

Top Channel