Kamëz, tentativë për grabitje, personat e maskuar largohen me motor

13/03/2015 00:00

Një tentativë grabitjeje ndodhi sot në Kamëz kur dy persona të maskuar qëlluan me një levë në kokë një person i cili ishte në shoqërinë e një të afërmi të tij, pronar i një pike të transfertës së parave.

Të dy denoncuan ngjarjen në polici. Sipas dëshmive, ishin dy persona që u larguan me motor dhe për këtë policia ngriti postoblloqe për t’i kapur, ndërkohë që është bërë një identifikim për shkak të dëshmitarëve të shumtë të ngjarjes.

Sulmi ndaj dy personave, sipas policisë, mendohet të jetë për grabitje, por dështoi.

Top Channel