Shpërndahet kësti i katërt i dëmshpërblimit për ish të përndjekurit

13/03/2015 00:00

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, ka shpërndarë këstin e katërt si dëmshpërblim për ish të dënuarit politikë.

Nga kësti i katërt përfitojnë gjithsej 120 persona. Ndërkohë, ministri Veliaj premtoi se brenda muajit prill do të nisë të shpërndahet kësti i pestë i dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë.

65 persona kanë marrë secili si shpërblim shumën prej 10 milionë lekësh. Gjatë shpërndarjes së këtij kësti, Veliaj u shpreh se përveç anës financiare, për ish të dënuarit poltikë është shumë i rëndësishëm edhe kompensimi moral.

Për këtë, tha ai, do të hapen dosjet në mënyrë që e gjithë shoqëria të zbulojë të vërtetën. Vetëm Shqipëria dhe Rusia, tha ai, nuk kanë hapur dosjet.

Është në nderin e shqiptarëve që më mirë vonë sesa kurrë të mësojnë rreth të vërtetës së këtyre dosjeve.

Top Channel