Rama: Po me videon ç’ patët?

13/03/2015 00:00

Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ironizoi daljen para mediave të Arben Ristanit, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, i cili u shpreh se kryeministri po e kthen çështjen “Doshi” në një barcoletë me publikimin e videos së aktorit të mirënjohur të “Portokallisë”, Bes Kallaku.

Ja çfarë shkruan Rama në rrjetin social: “Po me videon e aktorit të talentuar të Portokallisë çfarë ka xhanëm partia që e lindën shpresat dhe po e fundos budallallëku!”

Në videon e publikuar nëpër rrjete sociale, aktori Bes Kallaku luan rolin e një vrasësi me pagesë që rrëfen ofertat që merr për të eliminuar fizikisht emra të shquar të politikës shqiptare.

Top Channel