Dështon në testin e thjeshtë matematikor, nusja braktis dhëndrin

13/03/2015 00:00

Gjithçka ishte menduar me detaje dhe të gjithë të ftuarit ishin mbledhur për të festuar ceremoninë martesore të çiftit.

Por nuk ishte e thënë që gjithçka të shkonte ashtu siç ishte parashikuar. Nusja u tërhoq në momentin e fundit pas një testi të thjeshtë që i bëri bashkëshortit të saj të ardhshëm…ose më saktë thuajse bashkëshortit të saj.

Pak para se t’i betoheshin njëri-tjetrit për besnikëri deri në vdekje, nusja e pyet dhëndrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndrit ishte 17. Pas kësaj përgjigjeje ajo braktisi ceremoninë dhe refuzoi të martohej me të, duke thënë se ishte analfabet.

Përpjekjet e familjarëve për ta bërë të ndryshonte mendim ishin të kota dhe çdo gjë u anulua dhe dhuratat paramartesore u rikthyen.

Në Indi janë të përhapura gjerësisht martesat me shkuesi, ku ndërmjetësit vihen në kontakt me familjet dhe dhëndri e nusja për herë të parë takohen vetëm gjatë ceremonisë martesore.

Top Channel