PDIU, Idrizi mandatohet për negociatat me PS

13/03/2015 00:00

PDIU mblodhi Këshillin Kombëtar që diskutoi për pozicionin parazgjedhor dhe çështjet organizative të kësaj force politike.

Kreu PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se zgjedhjet e 21 qershorit janë një moment kyç për forcën polititike që ai drejton, të cilën e quajti “pulsin e politikës shqiptare”.

“Ne e kemi qartësuar me këmbëngulje se jemi parti solidare me aleatët tanë, por nuk jemi as zarë e as shtojcë e asnjë force e aleance politike. Është gabimi i atyre që nuk kanë kuptuar se PDIU nuk do të jetë as seksion e as grupseksion i asnjë partie politike”, deklaroi Idrizi.

Unanimisht Këshilli Kombëtar i PDIU-së mandatoi Shpëtim Idrizin për të nisur negociatat me të gjithë faktorët e politikës shqiptare dhe për të vendosur mbi koalicionin për zgjedhjet vendore.

Presidenti i nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini shpjegoi se ku do të koinsistojnë negociatat dhe bashkitë e synuara prej kësaj partie politike.

“Kushti ynë i negocimit është se këto 5 bashki, Konispoli, Patosi, Rrogozhina, Peqini dhe Shijaku, i duam. Kjo është pjesa më e madhe e elektoratit tonë dhe do negociojmë sepse kemi dëshirë që këto 5 bashki t’i marrim”, sqaroi Muhedini.

Top Channel