Kur legjenda Federer “mposhtet” nga një 12-vjeçar

13/03/2015 00:00

Shumë pak veta mund ta kenë vënë në siklet legjendën zvicerane të tenisit, Roger Federer, gjatë karrierës së tij të artë.

Por, një djalosh 12-vjeçar e la yllin e tenisit me gojë hapur mbrëmjen e së martës, duke e “mposhtur” atë me një gjuajtje të përsosur gjatë një sfide sa për “shfaqje” në “Madison Square Garden”.

Rivali i vogël zbriti në fushën e tenisit me xhinde dhe një raketë në duar, duke e detyruar Federerin të shkëmbejë disa topa me të, përpara sesa t’ia hidhte topin mbi kokë për të “fituar” sfidën.

Djaloshi u ftua në fushën e tenisit për të startuar sfidën mes 33-vjeçarit zviceran dhe sfidantit Grigor Dimitrov, ndeshje që përfundoi me fitoren e bullgarit 6-2, 1-6, 7-5.

Kujtojmë që Federer ka qenë gjithnjë prezent në listën e “Top 10” që prej tetorit të vitit 2002, si dhe mban ende rekordin e të qenit numri 1 në botën e tenisit për plot 302 javë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel