Irak, beteja për marrjen e qytetit të Tikritit

14/03/2015 00:00

Forcat irakiane shpresoj të rimarrin qytetin e Tikritit nga Shteti Islamik brenda një jave, një komandant ka thënë për BBC.

Kreu i një prej brigadave të milicisë Shia, e cila lufton përkrah forcave qeveritare, ka thënë se militantët e ISIS kanë ende nën kontroll rreth 70 përqind të qendrës së qytetit.

Megjithatë, bëhet e ditur se ushtria irakiane dhe milicitë kanë rimarrë zonat kyçe, duke përfshirë një post policie dhe një spital.

Muain al-Khmdy, komandant i një brigade ushtarake, tha për BBC se forcat pro-qeveritare do të rrethojnë zonat e mbajtura nga ISIS në qytet dhe pastaj do të sulmojnë, me qëllim për të larguar militantët nga pozicionet e tyre.

Korrespondenti i BBC thotë se në Tikrit gjenden me qindra militantë. Në operacionin e forcave qeveritare marrin pjesë rreth 30.000 ushtarë. Kjo është ofensiva më e madhe e ndërmarrë kundër ISIS-t nga qeveria e Irakut që prej muajit qershor, kur grupi xhihadist pushtoi territore të mëdha në veri të vendit.

Ndërkohë, ka raporte se militantët e ISIS-it kanë përdorur gaz klorin në Tikrit. Sipas trupave qeveritare, sasi të vogla të këtij kimikati janë vendosur në bomba rrugore, që kishin në shënjestër ushtarët e Bagdadit.

Top Channel