Provat zyrtare të Australisë, “Mercedes” zapton vijën e parë

14/03/2015 00:00

Lewis Hamilton do ta nisë nga pole position-i garën e parë sezonale të Formula1, atë për Çmimin e Madh të Australisë.

Britaniku i “Mercedes” u tregua piloti më i shpejtë në provat zyrtare që u zhvilluan mëngjesin e së shtunës, duke përshkuar pistën e Melbërnit për 1 minutë, 26 sekonda e 327 të qindat.

Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i kësaj skuderie, Nico Rosberg. Gjermani në fakt doli nga pista gjatë sesionit të tretë, por u fut sërish dhe regjistroi kohën e dytë më të mirë.

Deri në momentet e fundit të provave zyrtare, Sebastian Vettel ishte në vendin e dytë, por kohët e regjistruara nga Rosberg dhe Felipe Massa me “Williams” e zbritën pilotin e Ferrarit në vendin e katërt.

Në vend të gjashtë “Williams-i” tjetër i Valtteri Bottas, që është vendosur përpara “Red Bull-it” të të zotit të shtëpisë, Daniel Ricciardo.

Nisja e ferraristit tjetër Kimi Raikkonen nga vendi i pestë duket se do ta bëjë më interesante garën e Australisë.

Ndërkohë që Carlos Sainz Junior bëri një debutim të mirë dhe e renditi skuadrën e “Toro Rosso” në vendin e 8. Dy makinat “McLaren” me Button dhe Magnusen zhgënjyen, pasi do ta nisin garën nga vendi i 17 dhe 18.

Top Channel