Dita e Verës, natë festive në Korçë

14/03/2015 00:00

Si çdo vit, qyteti i Korçës mbrëmjen e 13 marsit e ka përcjellë me zjarre dhe festime që simbolizojnë ardhjen e Ditës së Verës.

Duke nisur nga fëmijët e deri tek më të moshuarit, qytetarët kanë dalë për të respektuar traditën e kapërcimit të zjarrit, që nënkupton largimin e të këqijave dhe mbarësinë për muajt e ngrohtë të vitit.

Të grumbulluar në sheshe të ndryshme, ata kanë ndezur zjarre, duke gjallëruar mbrëmjen, ndërsa kanë përcjellë urimin e tyre për një verë të gëzuar. Në jug-lindje kjo traditë festohet në dy data.

Festa pagane e ditës së verës kremtohet në 1 mars nga besimtarët ortodoksë, ndërsa në 14 nga ata myslimanë, ku përpos zjarreve amvisat përgatisin në banesa edhe gatime të ndryshme tradicionale.

Top Channel