Tiranë, greva e 10 grave pa shtëpi në ditën e pestë

14/03/2015 00:00

Ka hyrë në ditën e pestë greva e urisë e 10 grave brenda ambienteve të një pallati në ndërtim e sipër, në zonën e njohur si Unaza e Re në Tiranë. Mes tyre është edhe një grua 70-vjeçare.

Ato thonë se e kanë ndërmarrë këtë grevë pasi ndërtuesi nuk i është përmbajtur kontratës pas shembjes së shtëpive të tyre për t’iu paguar qeranë gjatë kohës së ndërtimit të pallatit dhe dhënien e apartamenteve sipas një kontrate noteriale.

Kjo çështje ka kaluar shkallën e parë të gjyqësorit dhe atë të Apelit të fituar nga banorët. Por një vendim i Gjykatës së Lartë ka pezulluar urdhërin e ekzekutimit të përmbarimit.

Sakaq, mësohet se ndërtuesi i pallatit është ndaluar nga policia pas një kallëzimi për mashtrin nga banorët.

Pavarësisht këtij zhvillimi, gratë greviste pohojnë se ato do ta vijojnë grevën deri në momentin kur atyre t’u jepen apartamentet sipas kontratës që 15 familjet që iu shëmbën shtëpitë kanë me ndërtuesin.

Top Channel