Berat, prokuroria zbardh vrasjen e vitit ’97

14/03/2015 00:00

Prokuroria e rrethit të Beratit ka njoftuar se ka zbardhur një vrasje të ndodhur në vitin 1997, duke identifikuar autorin e saj.

Nga informacionet e fundit mësohet se pas një hetimi të gjatë prokurorët kanë identifikuar shtetasin Bashkim None si autorin e vrasjes së Hasan Shallarit.

Sipas burimeve, ngjarja në fjalë ka ndodhur 25 prillin e 18 viteve më parë. Mësohet se autori i krimit është shpallur tashmë fajtor dhe është dënuar nga gjykata me 12 vjet burg.

Top Channel