Korçë, e përplas makina, humb jetën kalimtari

14/03/2015 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen është rregjistruar pararditen e së shtunës përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Bulgarec, ku mjeti me targë “AA 075 EG”, teksa ka qenë duke lëvizur me shpejtësi ka përplasur 60-vjeçarin i cili po ecte me biçikletë dhe që nga goditja e fortë ka përfunduar në kanal.

Pasi e ka lënë të damtuarin në vendin e ngjarjes, drejtuesi i automjetit është larguar, ndërsa ka qenë edhe vetë i lënduar lehtë.

Sipas të dhënave, pas aksidentit 60-vjeçari Roland Trungu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.

Ndërkohë, pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes policia ka nisur hetimin duke identifikuar drejtuesin e automjetit, shtetasin A. Gerboti, nga fshati Mesmal dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Top Channel