Kurbin, vritet me armë zjarri një 20-vjeçar

14/03/2015 00:00

Një 20-vjeçar ka mbetur u vrarë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga të shtënat me armë zjarri në rrethin e Kurbinit.

Viktima është shtetasi Edmir Hasnerizaj. Siç njoftojnë burimet policore, 20-vjeçari ka gjetur vdekjen pas një zënke për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gernac. Besohet se autor i ngjarjes është shtetasi Deli Alkurtaj, 50 vjeç.

Top Channel