Aksion i gjerë antiduhan në Vlorë

14/03/2015 00:00

Kur po i afrohemi sezonit turistik Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror është duke forcuar masat për respektimine e ligjit antiduhan.

Në një aksion të përbashkët Inspektoriati Shëndetësor i Vlorës dhe i Fierit kanë monitoruar situatën në disa lokale në Vlorë, ku kishte informacion se ligji antiduhan kishte filluar të shkelej.

Për pasojë mëngjesin e së shtunës janë vendosur dy gjoba në qytetin  bregdetar me nga 300 mijë lekë të reja, ndërkohë që sipas ligjit gjobat variojnë nga 5 mijë lekë për konsumatorin  dhe 300 mijë lekë për pronarët e bizneseve.

Sipas kryeinspektorit të Vlorës, Ilirian Muço ka patur edhe kundërshtime nga pronarë të lokaleve, por  inspektoriati është i destinuar të luftojë duhanpirjen në ambiente të mbyllura dhe mbrojten e konsumatorit nga duhanpirja.

Ky aksion do të vazhdojë në të gjithë vendin.

Top Channel