Bajerni marshon pa “Robery”

14/03/2015 00:00

Edhe pse pa Roben dhe Ribery, Bajerni vazhdon të jetë sërish i njëjti. Këtë herë lojtarët e Pep Guardiolës kanë mundur me lehtësi 4-0 Verder Bremenin, duke regjistruar njëkohësisht dhe fitoren e 6 radhazi në Bundesligë.

Kampionët gjermanë konfirmohen një makinë golash, pasi gjatë këtyre ndeshjeve të fundit kanë shënuar 27 gola dhe kanë pësuar vetëm 3.

Tomas Muller dhe Alaba ishin autorët e golave të pjesës së parë, ndërkohë që në të dytën shënoi 2 herë Levandovski.

Përtej fitores, një tjetër lajm i mirë për trajnerin Guardiola ishte dhe rikthimi në fushë pas katër muajsh i kapitenit Philip Lahm.

Top Channel