Mesila Doda, ligjëratë në Bibliotekën e Kongresit: Shqipëria mes të kaluarës e të tashmes

15/03/2015 00:00

Deputetja demokrate Mesila Doda ishte e ftuar të premten në Bibliotekën e Kongresit, në Uashington, për të mbajtur një ligjëratë me temë “Shqipëria mes të kaluarës dhe të ardhmës së paqartë, mes Lindjes dhe Perëndimit”.

Ajo foli për rrugën e vështirë të Shqipërisë, që doli nga komunizmi i varfër dhe një trashëgimi politike plot probleme të mprehta.

Doda tha se kjo pasqyrohet mes të tjerash në egërsinë, me të cilën politikanët trajtojnë kundërshtarin dhe njëri-tjetrin, gjë që nuk mund të ketë vend mes udhëheqësve, që kërkojnë të mësojnë nga Perëndimi.

Gjatë ligjëratës së saj, Doda tha se “në thelb, unë shikoj Shqipërinë me një aspiratë të madhe perëndimore, që ka dëshirë të quhet një nga popujt e Perëndimit, por nuk shkëputet dot nga mentaliteti bizantin lindor, në politikë apo në situatën sociale. Duhet të sillemi si njerëz të vërtetë, qoftë në politikë, por edhe në trajtimin e tjetrit si qenie njerëzore, që ka nevojë për dinjtet dhe për respekt”.

Top Channel