KQZ: Po punojmë për t’i krijuar kushte personave me aftësi të kufizuar

15/03/2015 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është i angazhuar për të krijuar të gjitha kushtet në mënyrë që personat me aftësi të kufizuar të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 21 qershorit.

Nëpërmjet zëdhënëses së saj, KQZ-ja deklaroi se janë evidentuar problematika për personat me aftësi të kufizuar gjatë votimeve të mëparshme dhe po punohet për zgjidhjen e tyre.

“Jemi angazhuar për të shmangur këto problematika dhe të krijojmë kushtet që këta persona të ushtrojnë të drejtën e votës të barabartë me të tjerët”, tha zëdhënësja e KQZ-së.

Top Channel