Kate Winslet nuk lejon fëmijët të shohin filmat e saj

15/03/2015 00:00

Kate Winslet ka zbuluar se nuk i lejon fëmijët e saj të shohin filmat ku shfaqet nudo ose vdes, thënë ndryshe, shumicën e filmave ku ka marrë pjesë.

Aktorja fituese e çmimit Oscar ka thënë se tre fëmijët e saj nuk kanë parë filmat ku luan mamaja e tyre, por i lejohet të shohin ‘Insurgent’, filmin më të ri ku 39-vjeçarja nuk zhvishet kurrë dhe në fund mbijeton.

“Fëmijët e mi nuk mund të shohin shumicën e filmave ku kam interpretuar pasi shfaqem nudo ose duke vdekur”, tha Winslet, e cila është parë nudo në ‘Heavenly Creatures’, ‘Jude’, ‘Titanic’, ‘Hideous Kinky’, ‘Holy Smoke’, ‘Iris’ dhe ‘The Reader’.

Top Channel