Kosovë, aksident rrugor në Vushtrri, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

15/03/2015 00:00

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident rrugor që ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas njoftimeve të Policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa aksidenti ka ndodhur si pasojë e moskujdesit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
 
Tre personat e lënduar në këtë aksident kanë marrë trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Top Channel