Cikloni “Pam” shkatërroi ishujt e paqësorit, banorët në kërkim të ujit dhe ushqimit

15/03/2015 00:00

Cikloni “Pam” goditi arqipelagun e Paqësorit të jugut, Vanuatu, duke shkatërruar çdo gjë që i doli përpara, ndërsa më e keqa duket se ende nuk ka kaluar për banorët e këtyre zonave, pasi mungesa e ujit dhe e ushqimit pritet te kthehet në një problem tejet shqetësues.

Kjo dukuri natyrore u cilësua si më e rënda në historinë e vendit. Infrastruktura e ishujve është shkatërruar tërësisht dhe njerëzit enden nëpër rrugë në kërkim të ndihmave.

Kombet e Bashkuara flasin për dhjetëra të vdekur. Ishujt Tanna dhe Erromango janë në fokus të shqetësimit nga qeveria dhe agjencitë e ndihmës pasi ato kanë pësuar edhe dëmin më të madh.

Top Channel