Korçë, makina përplas motorin, plagoset rëndë 48-vjeçari

15/03/2015 00:00

Një person është plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti të regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën dytësore Korçë-Voskopojë.

Mjeti me targë KO 2708  B ka përplasur një person, i cili ishte duke lëvizur me motorin e tij. Sipas të dhënave, aksidenti është regjistruar ne afërsi të fshatit Turan, ku mjeti me drejtues Frederik Myrtollarin ka përplasur shtetasin Genci Bendo , 48 vjeç, i cili udhëtonte me motor.

Sipas të dhënave të para nga policia, dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi dhe ka goditur 48-vjeçarin, teksa ai po lëvizte me motor në anë të rrugës.

Si pasojë e goditjes, 48-vjeçari është dëmtuar rëndë dhe është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti dhe errësira në rrugë. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Frederik Myrtollari.

Top Channel