Ja se si ta zbuloni nëse keni gjetur shpirtin binjak

16/03/2015 00:00

Fatkeqësisht,shumë e kalojnë ekzistencën e tyre pa e gjetur personin e duhur të jetës së tyre, ndërsa ata më fatlumët, arrijnë ta shijojnë këtë pasuri. Pra gjëja më e komplikuar është të kuptoni nëse personi që keni pranë, është vërtet shpirti juaj binjak ose jo. Ja atëherë njëzetë këshilla për ta zbuluar.

1 – Nëse jeni të sëmurë me grip, nuk ka frikë se mos sëmuret nëse ju qëndron pranë. Përkundrazi, ju qëndron pranë në çdo moment të mirë ose të keq, duke ju dhënë mbështetjen maksimale si shpirtërore, ashtu edhe materiale.

 

2 – Kur ai /ajo niset për një udhëtim, ju ndiheni të humbur si një fëmijë. Dita ose ditët larg tij/saj, duken bosh dhe si të pakuptimta. E kuptoni se nuk mund të rrini pa të.

3 – Nëse vonoheni, shqetësohet shumë për ju duke ju dërguar shumë mesazhe e ju telefonuar shumë herë. Është gjithnjë gati për t’ju marrë kudo gjendeni.

4 – Çdo herë që përjetoni një situatë interesante, komike ose surreale, gjëja e parë që bëni, e merrni në telefon për t`ia treguar. Qeshni së bashku dhe ndani çdo detaj të një situate të caktuar. Kjo ju jep një lumturi të madhe.

5 – E di shumë mirë se si e preferoni kafenë ose çajin, me shumë sheqer, me qumësht ose pa asnjërën prej tyre.

6 – Jo vetëm e di se si e merrni, por shumë shpesh edhe jua përgatit me shumë kënaqësi.

7 – Përfshin miqtë tuaj për të organizuar festa surprizë, në mënyrë që t`ju bëjë sa më të lumtur e sa më të gëzuar.

8 – Kur shkoni në kinema ngjarjet e filmit i përjetoni njëkohësisht. Ai ju mban pranë në momentet kur në film transmetohet frikë.

9 – Është i/e lumtur me sukseset tuaja.

10 – Është i vetmi person në botë që njeh disa nga sekretet tuaja.

11 – Është në gjendje të vazhdueshme lufte të ftohtë me ishin/ishen tuaj. Dëshiron që t`ju bëjë më të lumturin/lumturën në botë.

12 – I mban mend shumë mirë historitë që kanë të bëjnë me shenjat e fëmijërisë suaj. Është treguar gjithnjë i interesuar për ndodhitë e së shkuarës.

13 – Ju pëlqen të qëndroni zgjuar dhe ta shihni teksa fle. Admironi çdo frymëmarrje dhe çdo lëvizje që bën në gjumë. Dashuria ju shtohet gjithnjë e më shumë në këtë mënyrë.

14 – Kur ju bën një dhuratë për ditëlindje, është pikërisht ajo që dëshironit. I njeh shumë mirë shijet e tua për çdo rast.

15 – E kupton shumë mirë kur diçka nuk shkon, pa qenë nevoja që ju të flisni apo të shpreheni.

16 – E di se cilat janë ilaçet që ju bëjnë alergji.

17- Kur jeni pranë tij/saj, ndiheni si në shtëpi.

18 – Nëse në mëngjes zgjohet para teje, tregohet i kujdesshëm/e kujdesshme për mos të të zgjuar.

19 – Ndonjëherë qëndroni zgjuar gjatë gjithë natës duke folur.

20 – Pasi të keni lexuar këtë listë, ai/ajo është personi i parë për të cilin tashmë po mendon.

 

Gazeta Shqip 

Top Channel