Kim Kardashian pozon nudo për reality show-n

16/03/2015 00:00

“Keeping up with the Kardashians” është një “reality show” i ndjekur në SHBA, por nëse do të donte të tërhiqte më shumë vëmendje, sigurisht që duhet të hedhë në treg një “trailer” tepër tërheqës…

Për këtë ka menduar vet Kim Kardashian, e cila ka pozuar së fundi tërësisht e zhveshur për të promovuar premierën sezonale të së dielës.

“Po i bëj këtë seancë fotografike tërësisht nudo sot”, deklaroi 34-vjeçarja. E menjëherë, e ëma Kris Jenner nisi shpërndarjen e klipit në llogarinë personale në rrjetin social Twitter, mëngjesin e së dielës, për t’i paraprirë show-t.

“A jeni gati kukulla? – shkroi ajo. – Kjo është dita e fundit e përgatitjeve. Premiera e sezonit të ri të KUWTK do të jetë sonte”. Një mënyrë kjo, ndoshta ndër ngacmimet më të mira për të tërhequr audiencën për “reality show”-n e transmetuar në E!.

Nënë e një fëmije, Kim qëndroi përpara fotografit tërësisht e zhveshur e duke mbuluar pjesët më intime me duart e saj.

“Nëse do të mbetem sërish shtatzënë së shpejti, trupi im sërish do të transformohet tërësisht – tha ajo. – Ndaj sot kam zgjedhur të bëj këto foto e zhveshur”. E pasi i ka këqyrur fotot bardhezi të papublikuara në ekranet televizive, ajo u shpreh “Duket mrekullueshëm”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel