Fillesa rezidenciale e Donald Trump listohet për 54 milionë USD

16/03/2015 00:00

Fillesa rezidenciale e Donald Trump, një supershtëpi prej 20 mijë metrash katrorë në Greenwich të Connecticut-it, e cila ka 8 dhoma fjetjeje, 10 tualete, një sallë kinemaje, fusha tenisi dhe 3 apartamente për stafin e sigurisë, ndër të tjera, është listuar për shitje në vlerën e 54 milionë dollarëve.

Lajmi është bërë i ditur nga agjenti imobiliar Tamar Laurie, ndërkohë që ish-prona e miliarderit amerikan u ble në vitin 1982 në vlerën e 4 milionë dollarëve, sipas “Business Insider”.

Ivana Trump, në atë kohë, e rrëzoi dhe rimodeloi nga themelet shtëpinë, e cila ishte ndërtuar fillimisht në vitin e largët 1939. Ajo përdori të njëjtat materiale ndërtimi, siç bëri për rinovimin e “Plaza Hotel”, në Manhattan, rreth së njëjtës periudhë. Më pas, ajo e përfitoi këtë rezidencë si pjesë e pashmangshme e divorcit mes çiftit në vitin 1991, të cilën e shiti 7 vjet më vonë për 15 milionë dollarë.

Kur pronarët e rinj e rinovuan vendbanimin në vitin 2000, ata i shtuan atij disa fusha tenisi, dhoma miqsh dhe një pishinë të brendshme. Pronarët aktualë, të cilët kërkuan të mbeteshin anonimë, e kanë listuar diçka më shumë se 13-fishi i vlerës fillestare të saj.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel