Kapet ish-anëtari i bandës së Lushnjes, kërcënoi të vriste me armë një person

16/03/2015 00:00

Një ish-anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes është arrestuar vetëm 6 muaj sapo kishte dalë nga burgu për një vrasje.

32-vjeçari Alban Semaku, pas një konflikti verbal në një pikë servisi automjetesh, ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka vendosur në kokën e punonjësit të servisit duke e kërcënuar për ta vrarë.

Policia e cila kishte në ndjekje prej kohësh shtetasin në fjalë ka ndërhyrë duke e neutralizuar e duke i marrë armën.

Alban Semaku ishte dënuar në vitin 1998 për një vrasje të ndodhur kur ishte anëtar i bandës së Aldo Bares.

Top Channel