Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

16/03/2015 00:00

“Jam gjallë sepse ti je gjithçka që dua”. Ky është mesazhi që Elhaida Dani do përcjellë në festivalin europian.

“I’m Alive” është në kornizën e një pop balade, e tëra kushtuar dashurisë. Por në fokus të videoklipit, me të cilin do të prezantohet Shqipëria, nuk është vetëm Elhaida, ai ka edhe të tjera protagoniste.

Ky material artistik është realizuar në një kohë shumë të shkurtër nga këngëtarja dhe bashkëpunëtorët e saj, pasi kënga me titullin “Diell”, e cila  më herët fitoi biletën për Eurovizion u tërhoq mbrapsht nga kompozitori i saj. Megjithatë kënga e re është në përputhje të plotë edhe me rregulloren e Eurovizionit dhe tani gjithçka pritet të jetë një performancë sa më e mirë e Shqipërisë.

Vjena do të kthehet në skenën e edicionit të këtij viti të Eurovisionit. Organizatorët e eventit të madh muzikor u shprehen se kjo është përzgjedhja e duhur, pasi kryeqyteti i Austrisë është edhe djepi i muzikës e artit, në zemër të Europës. Slogani i Eurovizionit për këtë vit është “krijoni ura bashkëpunimi në gjithë botën”.

Top Channel