Grabitja në Bubq, rrëfimi i gruas së kryekomunarit dhe i fqinjës së saj

16/03/2015 00:00

Një grabitje me skenar si ato që shohim nëpër filma “thriller” ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Bubq të Fushë Krujës. Shënjestër ishte vila e kryetarit të komunës, Qemal Daci, ku dyshohet se u grabitën 1 milion lek.

5 persona me maska dhe me armë, 3 prej të cilëve tashmë të arrestuar, ndërsa një banor i fshatit ka përfunduar në kërkim, hynë në banesë dhe terrorizuan për afro 60 minuta Mimoza Dacin dhe fqinjën e saj Rudina Shetajn. Kjo e fundit kishte shkuar atje për vizitën e përditshme.

Ndiqni intervistën e dhënë për “Pasdite në Top Channel” në video.

Top Channel