Arsyet e zhdukjes së Putin…sipas rrjeteve sociale

16/03/2015 00:00

Të hënën mori fund ‘thatësira’ mediatike për Vladimir Putin. Presidenti rus, ‘i zhdukur’ prej 10 ditësh, u shfaq në publik në Shën Peterburg në një takim zyrtar me presidentin e Kirgizstanit, Almazbek Atambayev.

Shefi i Kremlinit komentoi edhe lajmet që qarkulluan ditët e fundit mbi zhdukjen e tij, të cilat ishte nga më të ndryshme, që nga ato që hamendësonin për gjendjen shëndetësore të tij, e deri tek ato që flisnin për një vdekje të mundshme.

“Jetët tona pa gossip do të ishin të mërzitshme”, tha me shaka Putin. Por bota e rrjeteve sociale e ka interpretuar me më tepër humor e fantazi ‘zhdukjen’ e tij. Këto ditë në rrjetet sociale kanë qarkulluar me dhjetra e qindra fotomontazhe me një protagonist; Vladimir Putin.

FOTO GALERI
1/7
"A me keni pare? Kush ka informacion te kontaktoje Kremlinin"

Top Channel