Sulmohet fizikisht kreu i komunës së Mitrovicës

16/03/2015 00:00

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është dhunuar fizikisht pasditen e së hënës nga një person.

Sipas informacioneve të fundit, Bahtiri është sulmuar brenda objektit të komunës nga një qytetar, i cili pak minuta më pas është arrestuar nga policia.

Sulmi është konfirmuar edhe nga zyrtari për infromim i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

I kontaktuar nga Top Channel Zahiti tha se policia ka arritur që menjëherë të arrestojë të dyshuarin, por nuk dha detaje lidhur me motivin e sulmit apo natyrën e lëndimeve të kryetarit Bahtiri.

Zahiti tha se i arrestuari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, fillimisht do t’i nënshtrohet proçedurave të marrjes në pyetje.

Ndërkohë, me gjithë përpjekjet e Top Channel për të kontaktuar kryetarin Agim Bahtiri, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Top Channel