Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian i kanë zhbllokuar rrugën Bosnjes për kandidimin e saj në Union, duke rënë dakord që të nënshkruajnë në një pakt ekonomik dhe tregtar me vendin.

Sipas “Wall Street Journal” udhëheqësit e saj u zotuan të zbatojnë një sërë reformash.

Pakti para-anëtarësimit do të mundësojë mbështetje BE-së dhe Bosnjës që gradualisht të heqin pengesat në tregëti.

Prej disa vitesh Bosnje e Hercegovinës i është mohuar kandidimi për anëtarësim në Union, për shkak të ndasive politike që ekzistojnë në vend.

Vendi qeveriset nga dy republika, ajo Kroato-Boshnjake dhe ajo Serbe e Bosnjes. Bashkëpunimi mes tyre duket se është i pamundur për shkak të ndikimit të Beogradit zyrtar tek pjesa serbe, e cila jo pak herë ka shprehur përkushtim dhe besnikëri ndaj “tokës mëmë”. 

Top Channel