Ilaç i ri kundër kolesterolit

16/03/2015 00:00

Një lloj i ri ilaçi për uljen e kolesterolit mund të përgjysmojë rrezikun e një ataku në zemër, raporton “Daily Mail”.

Sipas gazetës, njerëzit që testuan këtë ilaç eksperimental, të cilët ishin në gjendje kritike për jetën, arritën ta kapërcenin rrezikun brenda disa ditëve.

Rezultatet e medikamentit të ri do të mund të ofrojnë një alternativë zgjidhjeje për njerëzit me kolesterol të lartë që kanë qenë në gjendje për të menaxhuar gjendjen e tyre me dietë, apo atyre që kanë qenë të varur nga droga.

Top Channel