Nigeri, forcat qeveritare avancojnë ndaj Boko Haram

17/03/2015 00:00

Forcat ushtarake të Nigerisë kanë thënë se kanë rimarrë nën kontroll qytetin veri-lindor të Bamas nga grupi islamik Boko Haram.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se një numër i madh militantësh janë vrarë në shkëmbimin e zjarrit me ushtrinë, ndërsa operacioni është ende duke u zhvilluar në qytetin e dytë më të madh në shtetin e Bornos. Gjithashtu, Boko Haram duket se ka humbur edhe qytetin e Goniri, bazën e saj të fundit në shtetin Yobe.

Militantët e Boko Haram kërkojnë të vendosin ligjet islamike në të gjithë vendin, ndërsa së fundmi kanë pranuar bashkëpunimin me ISIS.

Më shumë se 13 mijë persona kanë mbetur të vrarë që prej vitit 2009. Më shumë se 1.5 milionë të tjerë janë zhvendosur nga banesat e tyre.

Top Channel