Meta në tur elektoral: Kukësi, prioritet i LSI

17/03/2015 00:00

Nga Kukësi, LSI nisi takimet parelektorale për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, vetëm pak kohë përpara hapjes së fushatës elektorale.

Kryetari Ilir Meta tha se për LSI-në Kukësi është prioritet. Ai kërkoi mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, pasi koalicioni PS-LSI, sipas Metës, do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve.

“Unë besoj se ne jemi në gjendje ta fitojmë këtë sfidë. Dhe kur them ta fitojmë, jo thjesht të fitojmë zgjedhjet e 21 Qershorit, por të tregojmë se Kukësi mund të ndryshojë shumë shpejt dhe se potenciali për këtë ndryshim ndodhet këtu. Ne duhet ta vëmë në lëvizje”, deklaroi Meta.

Për zgjidhjen e problemit të punësimit në Kukës, Meta premtoi hapjen e 200 vendeve të punës brenda vitit të parë të mandatit të ri, pa lënë mënjanë edhe projektet e bashkëpunimit ndërkufitar me Kosovën.

Top Channel