Nafta, 13 blloqe të lira në tokë dhe det, së shpejti nis dhënia e tyre

17/03/2015 00:00

Në samitin e nivelit të lartë për energjinë, Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ftoi kompanitë e interesuara që të investojnë në Shqipëri në fushën e kërkimit dhe nxjerrjes së hidrokarbureve në 13 blloqet e lira që ka identifikuar qeveria.

“Aktualisht janë 13 blloqe të lira në tokë dhe në det dhe pak ditë parlamenti miratoi ndryshimet ligjore që të nisin të jepen këto zona. Së shpejti do të jepen 3 blloqet e para duke synuar kompanitë me serioze të interesuara dhe që mund të përballojnë investimet në kërkime”, tha Gjiknuri.

Ministri u shpreh se përzgjedhja e kompanive përmes proçedurave dhe një procesi transparent do të shmangë dështimet e së kaluarës në këtë sektor, kur blloqet e naftës, sipas tij, iu dhanë investorëve jozerioze që nuk ishin në gjendje të mbanin zotimet e tyre.

“Ftojmë kompanitë e interesuara  që të përfitojnë nga avantazhet e Shqipërisë në fushën e hidrokarbureve dhe avantazheve ligjore”, deklaroi Gjiknuri duke shtuar se kuadri ligjor fleksibël është një garanci për kompanitë që të rimarrin mbrapsht investimin e kryer.

Ministri u ndal edhe tek përpjekjet e Shqipërisë për të diversifikuar energjinë duke përmendur këtu TAP-in dhe masterplanin për gazifikimin e vendit, një projekt që po hartohet së bashku me palën azere.

FOTO GALERI
1/13
13 blloqet naftembajtese ne vendin tone, ne toke dhe det

Top Channel