Pyeten mbi 40 persona, Doshi sërish në Prokurori: Ka prova për komplotin

17/03/2015 00:00

Në vijim të veprimeve hetimore, që po kryhen në mister të plotë, deputeti denoncues Tom Doshi është paraqitur sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku edhe vijojnë seancat e ballafaqimit dhe të marrjes së deklaratave.

Në total, numri i personave të pyetur deri më tani ka shkuar në 40 persona, mes tyre politikanë të lartë në vend, deri edhe familjarë e të njohur të deputetëve Tom Doshi, Mark Frroku e Mhill Fufi.

Në dalje të Prokurorisë, deputeti Doshi theu heshtjen duke këmbëngulur se komploti kundër tij është i vërtetë.

“Hetimet vazhdojnë dhe Prokuroria ka material të bollshëm për të punuar. Ajo që është e rëndësishme për ju dhe për opinionin, është se ngjarja është e vërtetë dhe gjatë rrugës së hetimeve gjithçka do të zbardhet”, tha deputeti Tom Doshi.

Aktualisht Prokuroria është në pritje të tabulateve telefonike të disa personave, për të provuar nëse ka pasur apo jo komunikim mes denoncuesit dhe njeriut, që deklarohet se e ka vënë në dijeni për komplotin deputetin Mark Frroku.

Top Channel