Zgjedhjet lokale, Meta në Lezhë për projektet e reja për qytetin

17/03/2015 00:00

Pas Kukësit, kryetari i LSI-së ka udhëtuar në qytetin e Lezhës, ku sërish do të jetë një kandidat nga kjo forcë politike, që do të mbështetet nga mazhoranca. Meta ka treguar projektet e realizuara deri më tani nga Bashkia aktuale dhe ato që do realizohen në mandatin e ardhshëm.

“Nga bashkëpunimi i kryetarit të Bashkisë, Tusha, me kryeministrin Rama, me vëmendjen që kreu i Qeverisë i kushton Lezhës dhe mbështetjes së projekteve për transformimin e e këtij qyteti, me mbështetjen që Qeveria, ministrat dhe institucione të tjera i kushtojnë perspektivës së Lezhës. Kjo sepse resurset që ka Lezha janë mjaft të rëndësishme, jo vetëm për të ndryshuar dhe përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve të saj, por për të ndikuar në të gjithë rritjen ekonomike të vendit dhe për standarde më të larta ekonomiko-shoqërore për të gjithë qytetarët tanë”, u shpreh kreu i Kuvendit, Meta.

Top Channel