Cristiano Ronaldo, më i ndjekuri në Facebook

17/03/2015 00:00

Cristiano Ronaldo tashmë është numri 1 i Facebook-ut. Deri tani ishte këngëtarja Shakira personi me më shumë “like” në rrjetin social, por futbollisti portugez ka arritur t’i marrë kryesimin.

Në momentin që është shkruar ky lajm, sulmuesi i Realit ka pak më shumë se 107 milionë “like” (107 148 932 për të qenë të saktë), ndërsa Shakira mbetet me 107 078 900 “like”.

Leo Messi, rivali i Cristianos në futboll, e sheh veten shumë larg përsa i përket ndjekjes në Facebook. Ylli argjentinas i Barcelonës ka pak më shumë se 78 milionë “like” në profilin e tij.

Top Channel