Allegri: Duhet të shënojmë në Dortmund

17/03/2015 00:00

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e di shumë mirë se skuadra e tij ka një ndeshje thelbësore për vazhdimësinë në Champions League të mërkurën në mbrëmje dhe për kalimin e saj me sukses bardhezinjtë duhet të shënojnë të paktën një gol ndaj Borussia Dortmund.

“Nisemi nga fitorja 2-1 në fushën tonë dhe e dimë që do të jetë një sfidë e vështirë për ne, por edhe Borussia e di që nuk do e ketë të lehtë. Nuk besoj se ndeshja do të përfundojë 0-0, duhet të shënojmë gola”, tha Allegri në prag të ndeshjes së kthimit të vlefshme për 1/8 e Champions League.

Në lidhje me skemën, trajneri i Juves tha: “Kam dyshime, nuk e di nëse do të luaj me 3 apo 4 mbrojtës.”

Ndërkohë, kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, deklaroi: “Luajmë përballë publikut kundërshtar, por tifozët nuk mund të shënojnë. Nuk e diskutoj që mbështetja e tyre mund t’i japë diçka më shumë vendasve, por mund të na motivojë edhe neve. Nuk do të luajmë me frikë.”

Top Channel